POLITIKA E MBROJTJES SE TE DHENAVE PERFSHIN
të gjithë punonjësit e kompanisë MADCOM, këshilluesit/konsulentet si dhe gjithë bashkëpunëtorëve të cilët për aresye bashkëpunimi kërkojnë apo kanë akses në të dhënat e MADCOM.
Politikat MADCOM dhe VEPRIMET
Madcom dhe punonjësit e saj në kryerjen e detyrave të përditshme marrin dhe përpunojnë të dhëna personale nëpërmjet kanaleve online por edhe drejtpërsëdrejti fizikisht. Këto të dhëna identifkuese janë emrat, adresat, emër përdoruesi, fjalëkalime, prezence dixhitale, fotografi, numër ID, të dhëna financiare dhe mblidhen me dijeninë dhe aprovimin e plotë të palëve.
Çdo punonjës i MADCOM, që merret me përpunimin e të dhënave personale të subjekteve, detyrohet të zbatojë kërkesat e ligjit “Për mbrojtjen e të Dhënave Personale”,si më poshtë:
Çdo punonjës i MADCOM mund t’i përdorë të dhënat personale vetëm për kryerjen e detyrave të parashikuara nga ligji dhe në përputhje me aktet ligjore e nënligjore që rregullojnë mënyrën e përpunimit të të dhënave personale.
Mbikëqyrja e implementimit të rregullave për mbrojtjen e të dhënave personale për respektimin normave të sigurisë, për mbrojtjen e të dhënave të automatizuara kundër prishjes së tyre aksidentale ose të paautorizuar, si dhe kundër hyrjes, ndryshimit dhe përhapjes së paautorizuar të tyre realizohet nga personat përgjegjës për mbikëqyrjen dhe mbrojtjen e të dhënave respektive.
MADCOM dhe strukturat e tij të varësisë marrin masa organizative dhe teknike të përshtatshme për të mbrojtur të dhënat personale nga shkatërrime të paligjshme, aksidentale, humbje aksidentale, për të mbrojtur aksesin ose përhapjen nga persona të paautorizuar, veçanërisht kur përpunimi i të dhënave bëhet në rrjet, si dhe nga çdo formë tjetër e paligjshme përpunimi.
Të dhënat të mbrohen duke verifikuar identitetin e përdoruesit dhe duke i lejuar akses vetëm individëve të autorizuar.
Çdo punonjës i MADCOM, që përpunon të dhëna apo vihet në dijeni me të dhënat e përpunuara nuk mund ta bëjë të njohur përmbajtjen e këtyre të dhënave personave të tjerë. Ai detyrohet të ruajë Konfidencialitetin dhe besueshmërinë edhe pas përfundimit të funksionit . Çdo person që vepron nën autoritetin e kontrolluesit, nuk duhet t’i përpunojë të dhënat personale, tek të cilat ka akses, pa autorizimin e kontrolluesit, përveçse kur detyrohet me ligj.
Pajisjet elektronike për përpunimin e të dhënave dhe informacioneve në Madcom, përdoren vetëm për kryerjen e detyrave të përcaktuara në Rregullore. Këto pajisje përdoren vetëm nga punonjës të këtij institucioni të trajnuar më parë për përdorimin e tyre. Trajnimi i personelit që merret me përpunimin automatik të të dhënave bëhet nga Departamenti i IT.
Për çdo gabim apo defekt në sistemet/databaset e MADCOM njoftohet administratori i sistemit, në mënyrë elektronike ose me shkrim i cili mbi bazën e kërkesës bën rregullimin përkatës.
Programet për trajtimin e të dhënave dhe informacioneve të blera apo të dhuruara nga donatorë të ndryshëm menaxhohen nga Departamenti i IT. Kur një program i destinuar për trajtimin e të dhënave të MADCOM është krijuar me iniciativën e një punonjësi të këtij institucioni icili nuk është i përfshirë në zhvillimin e organizimit dhe të planifikimit të programeve, para se të përfshihet në përdorimin e programit duhet të jetë miratuar nga Administratorët. Pas miratimit Departamenti i IT organizon instalimin e tij në pajisjet elektronike.
Për secilin program, Administratorët mund të përcaktojnë:
përditësuar.
Çdo punonjës i MADCOM i cili shkel detyrën për të mbrojtur të dhënat personale është përgjegjës për thyerje të disiplinës, rregullave, dhe detyrimeve në veprimtarinë e punës së tij. Në qoftë se veprimet e tyre nuk përbëjnë vepër penale, ndaj tyre merren masa administrative dhe disiplinore sipas kontratës së punës në fuqi.